Kreu i LSDM-së Venko Filipçe thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski me vetëdije po i shtynë qytetarët në varfëri, inflacion arrin rekorde, pagat ngecin ndërsa qytetarët janë gjithnjë e më të varfër. Filipçe thekson se pushteti e ndali sistemin e rritjes së vazhdueshme të pagave dhe bëri që qytetarët të jenë në prag të ekzistencës. Në publikimin e tij në rrjetet sociale kreu i opozitës maqedonase thekson se Maqedonia po shndërrohet në vend të varfërisë dhe pasigurisë, por se LSDM-së sipas Filipçes nuk do të heq dorë nga propozimet për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit jetësor. “LSDM e di si ta kthejë stabilitetin dhe dinjitetin e qytetarëve. Nuk do të heqim dorë nga propozimet për rritjen e pagave në të gjithë sektorët, rritjen e pagës minimale në 500 euro, uljen e çmimeve përmes heqjes së TVSH-së për prodhimet themelore ushqimore”, thekson Filipçe.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Valbon Limani: Gostivari sot ka një qendër për fëmijët me autizëm“Blue Puzzle” falë Valon Eminin dhe Samir Grblen dhe Arben Taravarit
- Andonovski: Inteligjenca artificiale duhet t’i shërbejë njeriut
- “As maqedonasit s’ia bëjnë këtë njëri-tjetrit”- Rama akuzon opozitën: Disa të paudhë shkojnë në BE dhe kërkojnë të bllokohet anëtarësimi! Nëse ajo derë do mbyllet do të duhen vite që…
- Nikolloski: BDI nuk ndërtoi asnjë kilometër autostradë, qeveria aktuale, 1.8 miliardë euro në Korridorin 8
- Mbetën pa rrogë të 13-të, minatorët e Trepçës reagojnë ashpër: Durimi po soset
- Ademi i përgjigjet Kasamit: Bilall Zeza edhe një herë i dha autogol vetes!
- Kurti: Shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike
- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit për të drejtat e njeriut
- Kasami për letrën e Ahmetit: Ka pasur 20 vitet që t’i zgjidh këto probleme, asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk do të preket
- Zv.ministri Shabani i përgjigjet Ismailit: Akuza pa kredibilitet, përgjegjësia ka emër dhe mbiemër