Zeqirija Ibrahimi uron Dimal Bashën për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN,
Zeqirija Ibrahimi, ka uruar për përzgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar
të ri të Kuvendit të Kosovës.

“Pas disa muajve stagnim institucional, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur
sot kryetarin e ri, z. Dimal Basha. Kjo zgjedhje përfaqëson një hap të
rëndësishëm drejt rikthimit të funksionalitetit të plotë të
institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.

Me këtë zhvillim, zhbllokohet puna legjislative dhe hapet rruga për
avancimin e reformave që kanë nisur që nga viti 2021. Ky është një
sinjal i qartë se ndryshimi i premtuar nuk ka qenë i përkohshëm,
përkundrazi, ai po vazhdon të marrë formë konkrete përmes projekteve dhe
politikave që synojnë ndërtimin e një shteti më të drejtë, më funksional
dhe më përgjegjshëm”, ka deklaruar Ibrahimi.