VLEN-i, në një restorant të quajtur FAFA, në prani të dy-tri qind grave, në suaza të “NDRYSHIMIT” të madh, në qershorin e vitit 2024 patën premtuar se do të siguronin 40% gra në ekzekutiv. Sot, një vit më pas, a janë ato 40%? Jo! Premtimi u zhduk si të mos ishte thënë kurrë.
Nejse, i kthehemi “shkëlqimit” të djeshëm në Hotel Bushi dhe mjerimit real të grave si në politikë, ashtu edhe në përditshmërinë e tyre.
Ky tubim, i paraqitur në rrjete sociale si epik e kolosal për pjesëmarrjen e grave në politikë, fsheh në fakt një trishtim të madh. Sepse pikërisht ky takim, ftesa e të cilit u bë para disa ditëve në një grup viberi të quajtur “Gratë”, u shndërrua në shkas për përjashtimin e grave nga ky grup, vetëm pse dy-tre prej tyre guxuan të shprehin vërejtje të drejta e korrekte për diskriminimin dhe anashkalimin që u bën VLEN-i!
Kjo është filozofia e VLEN-it: “Gratë i duam, por vetëm ato që rrinë urtë e bëjnë figurë.” Ky është realiteti i zërit të tyre. Ky është “fuqizimi” i premtuar…ky është “NDRYSHIMI” i tyre, për të cilin besuam dhe i votuam!
Në fotot e publikuara dominonin gratë mësuese dhe punonjëse në shkollat fillore dhe çerdhet në Çair. Përpiqem t’i kuptoj për “nevojën dhe dëshirën” që kanë për të marrë pjesë në këto tubime “madhështore”, sepse humbja e vendit të punës në një vend si ky i yni është ekuivalente me tragjedi…humbje e bukës, e sigurisë dhe e mundësisë për një jetë minimale të qetë.
Mirëpo, çuditërisht aty pashë edhe gra që më janë ankuar deri në lot për diskriminimin dhe mospërfilljen nga kryetarët e partive të VLEN-it. E pikërisht këto nuk i kuptoj dhe as nuk i arsyetoj. Sepse, nëse një grua është viktimë e padrejtësive, por prapë zgjedh të bëhet dekor i atyre që e kanë shkelur, atëherë ajo jo vetëm e dëmton dinjitetin e vet, por u bën dëm edhe grave të tjera që luftojnë për barazi.
Hotelet, për “avancimin” e grave, janë një rrëfim tjetër tragjik, i mbushur me histori trishtuese që të gjithë i dinë. Në vend që të bëhen hapësira për të ngritur gruan, ato shpesh shndërrohen në skena të marketingut politik, ku përdorimi i grave për foto e statistika zëvendëson respektin për to si individë me mendim, dinjitet dhe të drejtë për vendimmarrje. Dhe është e fshehtë publike se prapa dritave, megalomanisë së hoteleve ekzistojnë histori të gërditshme që askush nuk guxon t’i thotë me zë publikisht.
Dinjiteti i shkelur. Integriteti i përdhosur. Diskriminimi i fshehur nën buzëqeshje të sforcuara në salla hotelesh. Shkelja e grave që vazhdon në formën më të rafinuar, dekor politik dhe nevojë për marrjen e votës së tyre, asgjë më shumë.
#HotelPolitikë #VlenVeçPërJaranesha
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nëntë muaj protesta e bllokada në gjithë Serbinë! Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog
- Mexhiti për fyerjet në ndeshjen Pelister-Shkupi: Individët e papërgjegjshëm do të përballen me ligjin
- Zeqirija Ibrahimi uron Dimal Bashën për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës
- Kush është Dimal Basha, kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës
- Bujar Osmani me pako masash për pensionistët: ndihmë financiare, spital mobil dhe “Kartela Vitet e Arta”
- Më në fund Kuvendi bëhet me kryetar, Dimal Basha kalon (VIDEO)
- Anketa e Fundit për Çair: Bujar Osmani 8% para Izet Mexhitit
- Nafie Selmani: Gratë, VLEN-i dhe mbrëmjet në hotele
- Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë
- Sot do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”