Një tragjedi ka ndodhur dje në Kaçanik, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana tragjike teksa po riparonte veturën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Orhan Bela rreth 38-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi u zë nga automjeti që e kishte ngritur me pajisjen për ngritje (dizhalicë).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Hasan Prishtina”. Gjatë punës, vetura ka rrëshqitur nga mbajtësi dhe e ka zënë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, inspektori i punës dhe ekipi i QKMF Kaçanik, i cili e transportoi të lënduarin për në QKUK-Prishtinë, por për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.


Lidhur me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Përfundon “Vidovdani” në Gazimestan, serbët largohen nën kontrollin policor
- Rikonstruimi i Qeverisë, Bekim Sali: VLEN-it do t’i takojnë 6 ministri!
- Stërvitja ushtarake e Serbisë sot, Dashevci zbulon qëllimet e Vuçiqit
- Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet
- Serbët kontrollohen nga policia në hyrje të Gazimestanit
- Buxhovi: Rugova ia dha përgjigjen Millosheviqit që në vitin 1989
- Bajram Rexhepi: Edhe qeveria e vitit 2007 ishte pa legjitimitet etnik, po përsëritet i njëjti skenar
- Turisti theu këmbën në Kanionin e Gjipesë, policia shpëton çiftin e huaj nga zona ku ishin bllokuar
- Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale
- Koci paralajmëron qytetarët që kalojnë nëpër Serbi: Postimet në rrjete sociale mund t’ju sjellin probleme