Lamtumirë Artur Zheji! Homazhe gazetarit dhe analistit që u nda nga jeta dy ditë më parë

Të afërm, miq, kolegë i bënë nderimet e fundit gazetarit dhe analistit të njohur të medias shqiptare Artur Zheji.

Homazhet u zhvilluan në Universitetin e Arteve në Tiranë aty ku Zheji studioi dhe u diplomua për regjisurë.

Analisti i njohur do të prehet në varrezat e Tufinës.

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta papritur të shtunën, pa mbushur 64-vjeç. Ai pësoi arrest kardiak ndërsa pushonte me familjen në Sarandë.

Artur Zheji ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.

Prej një viti e gjysmë Zheji drejtonte emisionin “360 gradë” në televizionin ABC News. Një tryezë debati dhe analize për cështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.

Më herët Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe në televizione të tjera shqiptare dhe ka qenë pjese e paneleve të analistëve në studio televizive.

Përshume vite ka shkruar si gazetar e publicist në gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese në media.