Në Universitetin e Tetovës prej sot e deri më 29 gusht 2025 do të zhvillohet afati i parë i aplikimit në
trembëdhjetë njësitë akademike. Referuar Konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të
studimeve për vitin akademik 2025/2026, UT-ja ofron 3431 vende të lira, të ndara në kategorinë e kuotave
shtetërore, bashkëfinancimit dhe studimeve me korrespondencë.
Në këtë kuadër, maturantët dhe kandidatët e tjerë të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, mund të aplikojnë
për regjistrim në njërin nga programet studimore që ofron Universiteti i Tetovës.
Aplikimi dhe regjistrimi do të zhvillohen në tri afate, ndërkaq afati i parë do të realizohet prej 25 deri më 29
gusht 2025.
Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin online në platformën: www.apply.unite.edu.mk. dhe më pas t’i
dorëzojnë dokumentet në administratën përkatëse të fakulteteve, gjatë afateve të shpallura.
Për programet e caktuara, si ato të Fakultetit të Mjekësisë, Arteve, Kulturës Fizike, Arkitekturës dhe
Pedagogjisë, do të organizohet provim pranues për verifikimin e njohurive dhe aftësive të veçanta.
Drejtuesit e Universitetit të Tetovës theksojnë se ky institucion garanton proces transparent dhe të drejtë të
përzgjedhjes, me komisione të veçanta për çdo fakultet dhe program studimi, në përputhje me rregulloret dhe
standardet e përcaktuara.
Për më shumë informacione dhe hollësi mbi programet studimore, dokumentacionin e nevojshëm, tarifat dhe
afatet e aplikimit, vizitojeni uebfaqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nga 1 shtatori, më të lehta dhe më të lira procedurat për importin e makinave në Maqedoninë e Veriut
- Rindërtimi i Ukrainës, mundësi e re për kompanitë maqedonase të ndërtimit
- Tetë ditë paraburgim për prindin 43-vjeçar i cili sulmoi dy futbollistë në ndeshje futbolli
- Bastisje në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë, privohen nga liria shtatë persona
- Deklarata për zgjedhje të lira dhe demokratike, Gashi: Tek ne zgjedhjen janë çështje jete apo vdekje
- Arkitekti i Izet Mexhitit – Bayram Vardar e thotë troç: “Çairi është i shkatërruar” (VIDEO)
- Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit
- “Çairi nuk është qytet, është katastrofë!” Arkitekti turk i Izet Mexhitit shokon me deklaratën (VIDEO)
- Përplaset autobusi me targa të Kosovës në kufurin Serbi – Hungari, dy të lënduar
- Kuvendi gjatë fushatës zgjedhore do të mbajë vetëm dy seanca