“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se ai do të vendosë nëse shqiptarët do të jenë në pushtet apo në opozitë, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Hoxha i Strugës, Shpendi Ibraimi.

Përmes një reagimi publik, Ibraimi theksoi se shqiptarët nuk janë një numër që dikush e rregullon sipas dëshirës së tij, por një popull me zë, dinjitet dhe të drejtë për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Kushdo që mendon se mund t’i drejtojë shqiptarët sipas tekave personale, harron një të vërtetë të thjeshtë: shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ecin në rrugën që vetë zgjedhin, sepse janë autoktonë të kësaj toke,” – ka shkruar Ibraimi në reagimin e tij.

Duke përdorur një metaforë të fuqishme, ai i krahasoi shqiptarët me malin:

“Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë.”

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar politike, ku VLEN-i heshtë para diskriminimit të VMRO-së dhe Mickovskit që ju bën shqiptarëve, ku deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin shqiptar. /TS/