“Tregojini Mickovskit se 19 tetori është afër. Dhe nëse kujton se kjo lojë do të zgjasë pafund, le ta mbajë mend: pas tetorit gjithmonë vjen marsi!
Dje u shkel e drejta kushtetuese e mërgatës shqiptare, sot na del një tjetër “sihariq” shovinist nga kuzhina e VMRO-së. Por, kriminaliteti i qeverisë monoetnike dhe antieuropiane nuk fshihet pas flamurit të nacionalizmit bosh.
LEGJITIMITETIN për të qenë në Qeveri e jep populli shqiptar, jo konceptet shoviniste dhe antishqiptare të tij.
Dielli nuk mbulohet me shoshë!” ka shkruar Skender Rexhep Zejdi./TS/