Ademi: VMRO dhe LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ, ulet numri i këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare
Shkruan: Arbër Ademi
Sot, edhe një herë, u turpëruan publikisht, në sytë e opinionit. VMRO dhe LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ, e vetme në seancë, duke ulur numrin e këshilltarëve në komunat tona dhe duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.
Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, para tre muajsh tentuan të ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale me qëllim që me ligj të zvogëlonin numrin e këshilltarëve. Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke përdorur shumicën e Badinterit, dhe ligji nuk kaloi.
Megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton qartë se qeveria nuk ka të drejtë me vendim të zvogëlojë numrin e këshilltarëve, sot – si para vitit 2001, apo më mirë të thuhet si në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës – VMRO, LSDM dhe VLEN e mbivotuan Ditmire Shehun në KSHZ, duke sjellë një vendim shumë të dëmshëm për shqiptarët. Këta nuk patën turp!
Ditmirja sigurisht se do ta vazhdoj betejën para Gjykatës administrative, e cila para 1 viti ishte instrument në duart e VMRO dhe LSDM për inzhineringun zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare.
P.S. vetëm në komunën e Gostivarit numri i këshlltarëve nga 31 zvogëlohet në 23.