Sulmuan njëri-tjetrin pas aksidentit me vetura – Policia i arreston

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 12:00 në Milloshevë të Obiliqit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo