Bilall Kasami bojkoton Malësinë e Tetovës, Këshilltari i VMRO-së lavdërohet: “5 rrugë në lagje maqedonase” (DOKUMENT)
Malësia e Tetovës nuk do të ketë asnjë investim, këtë e ka bërë të ditur këshilltari i VMRO-së, Angell Karapetrovi. Ai mburet në rrjetet sociale se 5 rrugë do të ndërtohen në lagje maqeodnase në Tetovë me vulën e Bilall Kasamit.
“Pas përfundimit të procedurës së tenderimit që është në vijim, do të fillojë rikonstruksioni i plotë i rrugëve në lagjen “Ajduçko”, me ç’rast do të zgjidhet përfundimisht problemi shumëvjeçar me gropat dhe dëmtimet në rrugë.
Rikonstruksioni përfshin rrugët:
“29 Nëntori” “Aleksandar Zdravkovski” “Hekurudha” “P. Jançevski” “JNA” “118”” ka shkruar këshilltari i VMRO-së, Angell Karapetrov.