Një djalë 19-vjeçar humbi jetën dje pasi automjeti tip “Mercedes” me të cilin po udhëtonte doli nga rruga në aksin rajonal Strugë–Dibër.
Bëhet fjalë për E.N. nga fshati Veleshte i Strugës, i cili, sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Strugë, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, ndërsa trupi i tij u dërgua për autopsi.
Po hetohet nëse aksidenti ka qenë pasojë e ndonjë defekti teknik të automjetit ose e kushteve në rrugë.