Sot më 21.08.2025, rreth orës 02:42, në SPB Shkup është raportuar se në një parking para një ndërtese në bulevardin “Koço Racin” është djegur një automjet pasagjerësh “Opel Insignia” me targa të Shkupit, në pronësi të A.L. (32).
Nga zjarri u dëmtua edhe një automjet tjetër, “Toyota Land Cruiser” me targa të Shkupit, në pronësi të V.A. (68). Brigada Zjarrfikëse Shkup e ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ekspertizën në vendngjarje e kreu ekipi hetimor i SPB Shkup.TS