Këshilltarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu në mbështetje të TS: Çdo tentim për të frikësuar është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj informimit

Media e lirë dhe e pavarur është shtylla kryesore e demokracisë dhe garantuese e transparencës në çdo shoqëri të mirëfilltë e demokratike.
Çdo tentim për të frikësuar, shantazhuar apo delegjitimuar gazetarët është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj së drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar.
Gazetarët duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë profesionin e tyre, në pikëpamje profesionale, pa presione, pa anime politike, kërcënime apo ndërhyrje të pushtetit. Ndaj, ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike dhe të gjithë aktorëve publik që të respektojnë lirinë e medias dhe të ndalojnë menjëherë praktikat e tilla represive.
Solidarizohemi plotësisht me gazetarët e pavarur dhe theksojmë se mbrojtja e tyre është mbrojtje e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut.
Bazuar në këto parime universale të demokracisë, lind pyetja; Atëherë….Pse sulmohen mediumet?
Sepse ato zbulojnë korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.
Sepse mediumet e pavarura janë garancë për demokracinë dhe llogaridhënien.
Sepse qeveritë autokratike nuk durojnë dot pluralizëm e kritikë.
A bëhet kjo nga frika se mos po humbet pushteti?
Po… Po. Sulmi ndaj mediumeve është strategji mbrojtëse e pushtetit kur ndjen dobësi. Në vend që të reformohet, pushteti zgjedh të shtypë kritikën për të ruajtur kontrollin.
Kjo është tipike për sistemet autokratike, të cilat nuk mbështeten tek legjitimiteti demokratik, por tek manipulimi i informacionit. Po, ku shkon Maqedonia e Veriut me këtë trend?
Nëse vazhdon prirja e sulmit ndaj mediumeve të pavarura:
Demokracia bëhet më e brishtë.
Rrezikohet procesi i integrimit evropian, sepse BE vlerëson lirinë e medias si shtyllë të sundimit të ligjit.
Shoqëria mbetet e ekspozuar ndaj propagandës dhe polarizimit politik, duke i larguar qytetarët nga besimi tek institucionet.
Në vend që të ecë drejt standardit evropian të lirisë së medias, Maqedonia e Veriut rrezikon të shkojë drejt kapjes së shtetit dhe praktikave autokratike, nëse nuk ndryshon trendin.
Mu kujtua edhe një qasje teorike nga Makiaveli, i cili nuk ka shkruar drejtpërdrejt për mediumet siç i njohim sot, por shpesh theksonte rolin e informacionit dhe opinionit publik për pushtetin.
Prandaj, konsideroj që një citat i përshtatshëm për kohën sot, do të ishte asisoj: