Top24 në mbështetje të TS: Dënojmë çdo formë të presionit mbi mediat dhe çdo tentim për të ndaluar fjalën e lirë.
Portali Top24 shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit mbi presionin dhe kërcënimin mbi fjalën e lirë nga ana e pushtetit. Të gjendur edhe ne si staf përballë kësaj situate qëndrojmë krah TetovaSot dhe gazetarit Nevrij Ademi dhe prinarit të saj Rami Mislimi duke dënuar çdo formë të presionit mbi mediat dhe çdo tentim për të ndaluar fjalën e lirë.
Ne qëndrojmë pranë çdo redaksie që përballet me këtë lloj të presionit e në rastin konkret me TerovaSot, Rami Mislimin dhe Nevrij Ademin.
Fjala e lirë dhe raportimi i drejtë korekt do të jetë edhe më tej një nga prioritetet kryesore të medias shqiptare në vend.