Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa 4 helikopterë po punojnë për shuarjen.
Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë.Ndërkohë, edhe Kruja është përfshirë nga zjarri, ku dy vatra janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet në Tetovë shtetasja shqiptare, dyshohet se mashtroi një 67-vjeçar për 3.400 euro
- Gjeneral Racaj analizon mesazhin pas stërvitjes ushtarake të Serbisë: “Vidovdani nuk u zgjodh rastësisht” !
- Për dy vjet qeverisje VMRO-VLEN u realizua “Maqedonia përsëri e jotja”, u degraduan shqiptarët
- Nikollovski: Rruga Prilep–Manastir do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës
- Përfundon “Vidovdani” në Gazimestan, serbët largohen nën kontrollin policor
- Rikonstruimi i Qeverisë, Bekim Sali: VLEN-it do t’i takojnë 6 ministri!
- Stërvitja ushtarake e Serbisë sot, Dashevci zbulon qëllimet e Vuçiqit
- Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet
- Serbët kontrollohen nga policia në hyrje të Gazimestanit
- Buxhovi: Rugova ia dha përgjigjen Millosheviqit që në vitin 1989