Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri ka udhëheqësi të re
që do të vazhdojë zbatimin e „Erasmus“ dhe „Korpusit të Solidaritetit Evropian“ në
Maqedoni, si dhe disa programeve dhe rrjeteve të tjera evropiane për arsim dhe lëvizshmëri.
U.D e drejtoreshës së institucionit është emëruar Ana Mihajllov, e cila vjen nga radhët e të
punësuarve dhe ka mbi 15 vjet përvojë në këtë fushë.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në takimin e sotëm me
Mihajllov i uroi sukses në realizimin e objektivave programore, duke theksuar se aktivitetet e
Agjencisë Kombëtare janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e përpjekjeve të shtetit për
integrimin e sistemit arsimor maqedonas në hapësirën arsimore evropiane.
Mihajllov shprehu bindjen se institucioni do të vazhdojë t’i respektojë me përpikëri parimet
evropiane të punës gjatë zbatimit të programeve për arsim dhe lëvizshmëri, duke i afruar
përfitimet nga këto programe sa më shumë nxënësve, mësimdhënësve, si dhe shoqatave
civile dhe faktorëve të tjerë të sistemit arsimor.
Si autoritet kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon ta ndjekë punën e Agjencisë
dhe, përmes komunikimit të rregullt me institucionet dhe organet arsimore dhe shkencore në
kuadër të Komisionit Evropian, garanton funksionim të duhur dhe optimal, si dhe përmirësim
të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit.