Nga dita e sotme, pagesat nga Buxheti do të publikohen në mënyrë transparente në një bazë të posaçme për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

12 gusht 2025, Shkup – Nga dita e sotme, Ministria e Financave, në përputhje me dispozitat e Kodit zgjedhor, do t’i publikojë pagesat buxhetore në faqen e saj të internetit në një bazë të posaçme për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, Ministria e Financave, që nga dita e miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, obligohet që t’i publikojë të dhënat për të gjitha pagesat buxhetore në një bazë të posaçme, përveç pagesave të rregullta për paga, pensione dhe shpenzime komunale.

Gjithashtu, Ministria e Financave obligohet të parashtrojë Raport financiar parazgjedhor dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, i cili do të përfshijë pasqyrë të përgjithshme të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti sipas zërave buxhetorë, në periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e parashtrimit të raportit, i cili publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, më 9 gusht 2025, shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor.

Të dhënat do të publikohen në këtë link: https://finance.gov.mk/mk-MK/oblasti/budzetski-trosoci-vo-izboren-period