I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

Një person është arrestuar për vrasjen që ndodhi ditë më parë në fshatin Baicë të Lipjanit.

Sipas Indeksonline-it, bëhet fjalë për Top Kolshin, i cili vie nga fshati i njëjtë me viktimën Enver Bajraktari, trupi i të cilit ishte gjetur i varrosur në një arë me misër.

Për arrestimin e Kolshit, u deklarua edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se i dyshuari ka pranuar se e ka kryer vrasjen.

“Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale. I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.