Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Zhur të Prizrenit

Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për therje me thikë në Zhur të Prizrenit, ngjarje nga e cila një person humbi jetën në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësi rajonal, Shaqir Bytyqi.

Gjatë bastisjes në vendin ku ndodhej i dyshuari, policia ka gjetur edhe thikën që dyshohet të jetë përdorur në krim.

“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjatë bastisjes është gjet edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjjen e Bytyçit.