Protesta e madhe kundër padrejtësive në Hagë, Memli Krasniqi falënderon qytetarët për pjesëmarrjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën masive të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së ndaj padrejtësive që po bëhen nga Gjykata e Hagës.

Kreu i PDK-së ka publikuar një video ku shihen mijëra qytetarë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.