E pranoi fajësinë, me kaq vjet burgim dënohet serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Millosh Antoviq, i njohur me nofkën “Xhaja” është dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë prej 30 mijë eurosh për sulmet në Zveçan dy vjet më parë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Antoviq është pajtuar pranojë fajësinë për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmën që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Ndaj tij u ngrit aktakuza më 30 mars të këtij viti. /Indeksonline/