Një grua është arrestuar në Obiliq të dielën, nën dyshimin se kishte sulmuar familjarët.
Sipas policisë, e dyshuara ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi.
Ndryshe, në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.