61-vjeçari nga Tetova arrestohet për drejtim të rrezikshëm në kundërshtim me trafikun

Më 1 gusht 2025, rreth orës 20:15, në rrugën “Savo Tasevski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë ndaluar dhe arrestuar S.C. (61) nga Tetova.

Ai u kap duke drejtuar automjetin e tij të tipit “Volkswagen Golf” në drejtim të kundërt në rrethrrotullimin midis rrugëve “Murat Baftijari” dhe “Çarshi e Epërme”, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Pas ndalimit, S.C. u dërgua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse në përputhje me nenin 297a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut – “Drejtimi i pamatur i një automjeti”.TS