Shkëndija, klubi më i suksesshëm i futbollit në Tetovë dhe në Maqedoninë e Veriut, po vazhdon të shkëlqejë në majën e futbollit, por fatkeqësisht pa një stadium të denjë në qytetin e vet. Kuq e Zinjtë e mbajtën premtimin për të bërë historinë në fushë, por Komuna e Tetovës dhe kryetari i saj, Bilall Kasami, nuk janë përmbajtur në premtimet e dhëna për ndërtimin e një stadiumi modern shkruan Tetovasot.
Pavarësisht pritshmërive të mëdha të tifozëve dhe komunitetit të futbollit, punimet për stadiumin në Tetovë kanë mbetur të bllokuara dhe stadiumi aktual është në gjendje të rrënuar. Klubi detyrohet që ndeshjet më të rëndësishme t’i zhvillojë në Shkup, larg qytetit që ka një traditë të madhe dhe pasion për futbollin.
Kritikat ndaj kryetarit Bilall Kasami janë të shumta. Një prej tyre vjen edhe nga ish-ambasadori Daim Ilazi, i cili në një postim në Facebook shprehet haptazi se Tetova dikur, në kohën e socializmit, kishte një stadium me standarde evropiane, ndërsa tani në demokraci ka mbetur me një stadium në gjendje afrikane, larg pritshmërive dhe nevojave të qytetit percjelle Tetovasot.
Mungesa e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin sportiv dhe kulturor të Tetovës, ngre dyshime për seriozitetin dhe përgjegjësinë e pushtetit lokal ndaj qytetarëve dhe sportistëve. Tetova meriton një stadium modern, që do të jetë krenaria e qytetit dhe do të mbështesë përparimin e futbollit vendas.
Tifozët, qytetarët dhe klubi Shkëndija presin që premtimet e dhëna të përmbushen sa më parë dhe stadiumi të kthehet në një vatër ku do të lindin suksese të reja për futbollin tetovar dhe më gjerë. Deri atëherë, futbolli i Tetovës do të mbetet në pritje, ndërsa kryetari Kasami duhet të japë përgjigje konkrete për këtë dështim.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Adnan Azizi: 3 humbjet që e fundosin BDI-në
- Toshkovski në terren: Po bëhet verifikimi përfundimtar i kamerave nga “Safe City”
- Nesër protestë në Malin e Zi, bllokohet për 48 orë qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria
- Rama, pas protestës: Opozita e vetme në Europë me program dhunën, si ato të para 100 viteve
- 18 të arrestuar dhe 11 policë të lënduar gjatë protestës së PD-së në Tiranë
- Mosmarrëveshja përfundoi me të shtëna armësh, arrestohen tre persona në Suharekë
- Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim të votave në Prizren
- Tre të mitur rrahin brutalisht një bashkëmoshatar në Tetovë, përfundon në spital!
- Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
- VLEN: Jeta nuk negociohet, “Safe City” është domosdoshmëri