“Koordinim pozitiv”, Ambasada britanike reagon për gjetjen e trupit të mërgimtarit në Ujman

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka reaguar pas gjetes së trupit të pajetë të 33 vjeçarit në liqenin e Ujmanit.

Në reagimin e saj ambasada thotë se e ka mirëpritur “koordinimin pozitiv” ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së

Sipas kësaj ambasade theksojnë se koordinimi erdhi “pas autorizimit nga Komandanti i KFOR-it që FSK të dislokojë ekipe të Kërkim-Shpëtimit për qëllimin specifik të ndihmës në rastin tragjik”.

“dëshmi e përsosshmërisë së kapaciteteve të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe në përputhje me marrëveshjet e kahershme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së”, thuhet në reagim

“Ne e përgëzojmë KFOR-in për ofrimin e mbështetjes dhe sigurisë gjatë gjithë këtij operacioni dhe i shprehim ngushëllimet tona familjes së personit që fatkeqësisht humbi jetën”, vazhdon reagimi.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë”

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet KFOR-it, FSK-së dhe akterëve të tjerë të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është jetik për suksesin e misionit të KFOR-it”, thuhet në reagimin e britanikëve.