Më 28.07.2025, në ora 09:30, Policia e Shkupit njoftoi se M.N. (41) nga Shkupi ka denoncuar një incident që ka ndodhur më 27.07.2025 rreth orës 19:30 në zonën e Gazi Babës.
Sipas denoncimit, i biri i saj 15-vjeçar, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, është goditur nga një automjet pasagjerësh “Opel Astra”, në të cilin udhëtonin dy meshkuj. Pas përplasjes, njëri prej tyre e ka kërcënuar të miturin.
Policia po ndërmerr masa intensive për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rastit.TS