Një luftë e re në Lindjen e Mesme, 6 të vdekur nga sulmet ajrore





Siria e mbylli kalimin kufitar Nasib me Jordaninë, duke ndaluar trafikun e pasagjerëve dhe të mallrave në të dy drejtimet, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Portëve dhe Doganave.

Autoritetet si arsye përmendën “kushtet aktuale dhe zhvillimin e situatës në terren” në provincën e Darasë, duke theksuar se qëllimi i vendimit është të mbrohen pasagjerët dhe personeli i kalimit kufitar.

Autoritetet njoftuan se po ndjekin zhvillimin e ngjarjeve dhe po marrin masa për të siguruar sigurinë publike.

Mbyllja e kufirit vjen pas sulmeve ajrore jordaneze mbi Sirinë jugore, në të cilat u vranë gjashtë persona, mes tyre një i moshuar dhe tre fëmijë, ndërsa katër persona u plagosën, sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në Dara.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë njoftoi se i ka dërguar Jordanisë një protestë për sulmet, për të cilat tha se u kryen pa koordinim paraprak. Ministria shprehu keqardhje të thellë për viktimat dhe njoftoi se kontaktet me Jordaninë vazhdojnë.

Më parë, ushtria jordaneze njoftoi se synimi i sulmeve ishin lokacione që u përkasin “organizatave terroriste”, të cilat i lidhi me të shtënat në kishën “Hamud” në provincën jugore jordaneze të Karakut.

Në atë sulm u vranë nëntë persona që ishin duke ndjekur një kortezh funerali.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo