Rikthehet përmendorja e Andon Lazov-Qoseto te rrethrotullimi afër East Gate Mall

Mbrëmjen e kaluar, në rrethrrotullimin pranë hotelit “Continental” afër East Gate Mall në Shkup, u rikthye përmendorja e Andon Lazov – Qoseto, figurë historike e njohur maqedonase. Ajo ishte larguar më parë gjatë mandatit të ish-kryetarit të qytetit, Petre Shilegov, nga vendi i saj i mëparshëm para gjykatave.

Kryetarja aktuale e qytetit, Danella Arsovska, përmes një postimi në Facebook, deklaroi:

“Me vendosjen e kësaj përmendoreje në nder të revolucionarit maqedonas Andon Lazov Janev – Qoseto, ne i japim nderim shpirtit të tij të palodhur dhe vetëflijimit në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Ai është simbol i qëndresës dhe një nga figurat kryesore të Kryengritjes së Ilindenit.”

Sipas saj, Qoseto përfaqëson luftarakësinë dhe vendosmërinë e popullit maqedonas. Rikthimi i përmendores në një nga nyjet kryesore të Shkupit ngjall debat për trashëgiminë historike dhe mënyrën se si ajo prezantohet në hapësirën publike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo