Përfshihet nga flakët banesa, 52-vjeçarja ndërron jetë nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe. Fatkeqësisht, e ndjera ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.