Apel urgjent nga komandanti i zjarrfiksave, Avni Ameti: Një zjarr i fuqishëm është përhapur pranë fshatit Cerovë dhe po afrohet rrezikshëm afër shtëpive
“Sonte më shumë se kurrë kemi nevojë për lutjet tuaja!”
Në këto çaste kritike, forcat zjarrfikëse të Tetovës po përballen me një situatë alarmante. Një zjarr i fuqishëm është përhapur pranë fshatit Cerovë dhe po afrohet rrezikshëm afër shtëpive të banorëve.
Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Avni Ameti, ka bërë thirrje publike për mbështetje morale dhe lutje për sigurinë e ekipeve që ndodhen në terren, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit dhe pasurinë e tyre.
Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë gjithçka për të ndalur përhapjen e flakëve, por kushtet e terrenit dhe era e fuqishme e kanë bërë situatën tejet të vështirë.
I bëhet apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin qëndrimin afër zonës së rrezikut.
Lutuni për zjarrfikësit tanë — heronjtë që po luftojnë me flakët për të na mbrojtur të gjithëve!