U dhunua nga nënkomisari në Vlorë, kamarieri tregon shenjat në fytyrë: Më goditën tre herë për një bidon ujë tepër

Kamarieri 18 vjeçar që u dhunuar një ditë më parë nga një nënkomisar në Vlorë ka rrëfyer për Top Channel ngjarjen.

Kamarieri: Para gjysmë ore erdhën dy zotërinj, u ulën në tavolinëm, e mori porosinë dikush tjetër dhe mua më thanë që të çoja porosinë, porosia ishte një shishe e madhe, një bidon ujë i vogël, një makiato, ia çoj në tavolinë, shkon tjetri më thotë mua…i çoj ujin më thotë, veç një ujë më sill se është ai tjetri…që më sjell këtë ujin, o vëlla ta heq unë ujin i thash, më tha fjalë të tjera por, s’po i them, i thash vëlla ta heq unë ujin, s’ka nevojë të shash se edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë se s’do ta fusi ty, ia heq ujin dhe vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin deri në banak, jo po pse kështu, jo po pse ashtu, pse na flet ti tërë…, vjen ai tjetri me qëllon tre herë të parën me dackë, e dy të tjerat me grusht, vetëm se i çova një bidon më tepër. Edhe syzet mi hodhi në shesh mirë që s’mi theu. Tre herë më qëlloi edhe në qafë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo