Dita më e nxehtë e verës?! Maqedonia në fazën e kuqe për shkak të temperaturave ekstreme

I gjithë territori i Maqedonisë është nën fazën e kuqe për shkak të nxehtësisë ekstreme. Sot pritet të jetë dita më e nxehtë e verës, me temperatura që do të kalojnë 43 gradë Celsius.

Kjo do të thyejë rekordin e vitit 2007, kur u regjistruan 42.8 gradë. Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të qëndrohet në ambiente me kondicioner nga ora 13:00 deri në 17:00, të konsumohet shumë ujë, të kufizohet aktiviteti në orët më të nxehta dhe të ndiqen udhëzimet tjera.

Valë e nxehtësisë në Maqedoni është pasojë e një kombinimi të anticiklonit stabil, thatësirës së shtyrë, trendeve klimatike dhe valëve të nxehtësisë në rajonin e Ballkanit. Këto janë pasojë reale të ndryshimeve klimatike që intensifikohen çdo vit.