Pas paralajmërimeve nga portali TS për përçarje të brendshme në koalicionin VLEN rreth ndarjes së komunave, sot duket se ato sinjale po bëhen realitet.
Bekim Sali nga Alternativa, përmes një deklarate publike, ka çuar një “selam” të drejtpërdrejtë për Izet Mexhitin, duke thënë:
“Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”
Ky mesazh i qartë shihet si sinjal i fillimit të një përplasjeje të hapur brenda VLEN-it, veçanërisht rreth kandidaturës për komunën e Çairit.
Edhe gazetari Rami Mislimi, në profilin e tij në Facebook, ka reaguar duke theksuar se kjo përçarje ka rrënjë më të thella dhe lidhet direkt me ndarjen e komunave, konkretisht: Kujt i takon Çairi dhe kujt Saraji?
Në postimin e tij, Mislimi ngre disa pyetje që po qarkullojnë edhe në opinion:
A po paralajmëron Bekim Sali kandidaturën për Çairin?
Çka po ndodh në Çair pas përplasjeve në VLEN, veçanërisht mes LD-së dhe AAA?
A do të tërhiqet Izet Mexhiti?
A e ka nuhatur humbjen Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti në Çair?
Çairi apo Saraji — cilën do ta japë Mexhiti?
Çka i tha IRI Amerikan VLEN-it dhe LD-së për Çairin?
TS: Alternativa kërkon Çairin ose Sarajin – përndryshe largohet nga VLEN
Sipas burimeve të TS, partia Alternativa e udhëhequr nga Zeqirja Ibrahimi ka kërkuar që t’i takojë njëra nga komunat kyçe: Çairi ose Saraji. Në të kundërt, sipas këtyre burimeve, Alternativa është gati të largohet nga koalicioni VLEN.
Nga ana tjetër, LD-ja e Izet Mexhitit nuk ka dhënë ende asnjë reagim pas publikimit të mesazhit të Bekim Salit.