Kadrijaj, Kurtit dhe Deharit: Të vetmit abuzues jeni ju

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën aktuale të krijuar në Kuvend.

Pasi më herët u ishte ndalë fjala Jehona Lushakut të LDK-së, dhe Abelard Hahirit të PDK-së, të njëjtin fat e pati edhe Kadrijaj.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, abuzuesit e vetëm këtu janë Albin Kurti dhe ju z.Dehari”, ka thënë Kadrijaj para se t’i ndalej mikrofoni.