Kurti: Lavdi, Enver Zymberit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të Kosovës të rënë në krye të detyrës
Kurti: Lavdi, Enver Zymberit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të Kosovës të rënë në krye të detyrës
Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, bënë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Kurti për policët e rënë në detyrë, ka thënë se në kuadër të kësaj dite memoriale, Kosova ka dhimbje, pikëllim dhe shumë mall, teksa shtoi se Policia e Kosovës është një forcë prej rreth 10 mijë pjesëtarëve, të cilët sipas tij i dalin zot Republikës së Kosovës me ligjin, rendin, paqen, sigurinë për të gjithë qytetarët pa dallim.
“24 gjithsej në Kosovën e pas luftës duke filluar nga Lazim Rexhepi në vitin 2001 e deri së fundmi te Muhamed Lika në vitin 2025. Me këtë rast dua të theksoj heroin tonë, Enver Zymberin dhe poashtu Afrim Bunjakun të cilët ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin shtetërorë, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqën dhe sigurinë në veri të Kosovës dhe dita memoriale është e lidhur pikërisht me rënien heroike të Enver Zymberit në vitin 2011 me 26 korrik. Me që rast sot kemi dhimbje pikëllim, kemi shumë mall por në të njëjtën kohë kemi edhe krenari se Policia e Kosovës është një forcë prej rreth 10 mijë pjesëtarëve, të cilët i dalin zot Republikës sonë dhe mbajnë, mirëmbajnë ligjin, rendin, paqen, sigurinë për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë këtë deklaratë e ka bërë në kuadër të homazheve tek lapidari i policëve të rënë.
Kurti kujtoi sulmet strukturore të nëntorit të vitit 2022 ku kishim 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb, e cila sipas tij nuk ka arriturqë ta dëmtojë Policinë e Kosovës.
Në fund kryeministri në detyrë tha “lavdi, Enver Zymberit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të Kosovës të rënë në krye të detyrës”.
“Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila u sulmua shpesh mirëpo gjithnjë doli fitimtare, e një ndër sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022 kur kishim 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht. Mirëpo kjo nuk arriti që ta dëmtojë Policinë e Kosovës me qenë se në vazhdimësi kemi kadetët e ri nga gjenerata në gjeneratë. Lavdi, Enver Zymberit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të Kosovës të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti. /21Media
Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë
Nën përkujdesjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot do të mbahen një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.
Më 11 gusht të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte propozuar dhe miratuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës. Kjo ditë ishte shënuar për herë të parë në korrik të vitit 2022 dhe përkon me rënien heroike të Enver Zymerit 14 vjet më parë.
Agjenda e aktiviteteve:
08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika. (Familja e Lika – në Kaçanik. Pjesëmarrës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe menaxhmenti i PK-së)
09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)
10:00 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)
10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)
10:45 – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri. (Dubovc, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet të larta shtetërore)
11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)
12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok, pjesëmarrës: personalitetet e larta shtetërore)
Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.
17:00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim-shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman.