Thirrje për ndihmë vullnetare në shuarjen e zjarrit në Malin Goten – Shtabi i Krizës në Berovë aktivizon popullatën
Shtabi i krizës në Berovë ka bërë thirrje urgjente për mobilizim të qytetarëve në përpjekjet për të shuar zjarrin që ka përfshirë malin Goten. Kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, pas mbledhjes së mbrëmshme të shtabit, u ka bërë apel të gjithë banorëve dhe kompanive lokale që të përfshihen në mënyrë vullnetare për ndihmë në terren informon Tetovasot.
“Është momenti të tregojmë solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e natyrës dhe pronës sonë. Çdo ndihmë është e mirëpritur”, deklaroi Pekevski.
Zjarri në malin Goten po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe terrenit të vështirë. Autoritetet kanë kërkuar përkrahje nga komuniteti dhe strukturat lokale për të vënë situatën nën kontroll sa më parë.TS