Në një kohë kur garat zgjedhore në Strugë po afrojnë, një takim i paparë mes Kreshnik Bekteshit nga BDI dhe Garip Kabës nga Aleanca Shqiptare po ngjall komentime të shumta në skenën politike shqiptare informon Tetovasot. Fotografia e përbashkët e tyre, është shoqëruar nga Bekteshi me mbishkrimin “Bashkë”, për të treguar një bashkëpunim më të fortë në zgjedhjet locale tek Fronti Evropian.
Kjo e fundit ende nuk ka shpallur kandidatin për Strugën, dhe ky moment duket se mund të jetë një shenjë për ndryshime strategjike në mënyrën se sikoalicioni do të qaset ndaj zgjedhjeve lokale në këtë rajon kyç. Bashkëpunimi me Aleancën Shqiptare mund të synojë forcimin e pozicionit politik dhe unifikimin e elektoratit shqiptar në Strugë, në një përpjekje për të kapërcyer përçarjet dhe sfidat e së kaluarës.
Analistët politikë vlerësojnë se ky bashkëpunim potencial do të ketë ndikim të rëndësishëm në dinamikën zgjedhore, duke sjellë një koalicion më të fortë dhe më të organizuar, i cili mund të ndryshojë balancat e fuqisë në komunën e Strugës.
Ndërkohë, qytetarët dhe vëzhguesit politikë presin me interes zyrtarizimin e kandidaturave dhe njoftimet e tjera që do të hedhin më shumë dritë mbi këtë bashkëpunim.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
- Gjykata liron 10 të arrestuarit pas protestës, cakton detyrim paraqitje
- Fund kontratave në vepër në institucionet shtetërore? Paralajmërohen punësime të përhershme
- Nesër zgjidhet shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar, 5 kandidatë në garë. Shqiptarët përballë një momenti të rëndësishëm
- Incidenti në Informer TV: Vuçiç nëse institucionet nuk marrin masa, mbështetësit e mi do reagojnë
- Mexhiti dhe Kasami presin Albulena Haxhiun në Shkup: Bashkëpunimi me Kosovën dhe projektet infrastrukturore në fokus
- Gjykata e Pejës ia cakton 1 muaj paraburgim ish-burrit të Arlinda Zekajt
- Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë, pritet të përfundojnë në vitin 2030
- Tmerr në Shkup: E bija gjen nënën 76-vjeçare të vdekur me shenja dhune, rasti i dytë brenda 5 ditësh
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi