Po të njëjtën ditë, në ora 19:30, zyrtarët policorë të Njësisë Policore në Gallatë kanë ndaluar dy persona, E.M. (31) dhe Sh.K. (45), të dy nga fshati Vrapçisht. Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet ngarkues të tipit “Ford”, me targa të Gostivarit, rreth tre metra kub dru zjarri të prerë ilegalisht, pa vulë zyrtare dhe pa dokumentacion përkatës.
Të dy personat janë privuar nga liria dhe ndodhen në stacionin policor, ndërkohë që ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. Automjeti dhe lënda drusore janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në policinë e pyjeve për trajtim të mëtejshëm ligjor.
Hetimet për të dyja rastet janë në vijim.TS