Konflikti për pronë, kanoset me armë zjarri një burrë në Kllokot

Një burrë dyshohet se është kanosur me armë zjarri në Kllokot tri ditë më parë.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari kishin pasur një mosmarrëveshje për pronë, sipas policisë, transmeton Klankosova.tv.

Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është duke u hetuar.

“Më 25.07.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët kishin një mosmarrëveshje mes vete lidhur me një pronë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.