Nën tingujt e muzikës shqipe kënduar nga britanikja Sara Payman, Rama uron një të shtunë të bukur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një të shtunë të bukur për të gjithë shqiptarët nën tingujt e këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kënduar nga britanikja Sara Payman.

Rama shkroi se britanikja këngët i këndon si të ishin të gjakut të saj, duke shtuar se, kjo na kujton që shqiptar bëhesh me zemër përmes dashurisë për vendin.

“Mirëmëngjesi, dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur”, shkroi Rama në videon e publikuar në rrjetin social, Facebook.