Kryetari i Komunës së Zhelinës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Zotit, pas reshjeve të shiut që ndihmuan në shuarjen e zjarrit që përfshiu malet e komunës.
“Në momentet më të vështira për ne, Zoti dërgoi shiun!
Faleminderit o Zot që me mëshirën Tënde shuajte zjarrin dhe solle qetësi mbi malet tona.
Mirënjohës për çdo bekim Tëndin,” ka shkruar Sejdiu.
Nga ana tjetër ai dje tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm.