Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari ka njoftuar se e refuzon në tërësi narrativën manipuluese se me projektligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të ndalohet bixhozi në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, bixhozi nuk mbyllet, por kalon në duart e qeverisë dhe elitave të saj. Ajo ka përmendur se Neni 25 nen parashikon që kazino mund të hapet vetëm në kuadër të një hoteli me pesë yje, duke përjashtuar çdo lloj tjetër të organizimi. “Kuptimi real i nenit do të thotë një derë e hapur për kazino ekskluzive për elitat, dhe për legalizim të larjes së parave përmes luksit, në vend të ndalimit real të bixhozit”, thekson partia. Aleanca për Shqiptarët thekson se politika të tilla shkatërrojë perspektivën e të rinjve, duke maskuar një plagë sociale si “politikë fiskale”, ndërsa krijohen kushte për larje parash, klientelizëm dhe abuzim me varfërinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI: Autostrada Shkup – Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë
- Vëllezërit e Urës së Shenjtë
- Taravari në SHBA, do të marrë pjesë në Samitin global për të drejtat e njeriut
- Shkup-Bllacë, VLEN-i thotë se nis finalizimin e rrugës së shumëpritur!
- Një i ri nga Shkupi ka gjetur një zarf mbi motorin e tij në të cilin kishte 5 plumba dhe mesazhe kërcënuese
- Motoçiklisti nën ndikimin e alkoolit përfshihet në aksident të rëndë në Gjevgjeli
- Motoçiklisti 24-vjeçar lëndohet rëndë në aksident në Shkup
- Rrugët e Kumanovës sërish të rrezikshme – Përplasje me pasoja të rënda për motoçiklistin
- Goditet këmbësorja në Zajas nga automjeti “Audi” – Lëndime të rënda për 38-vjeçaren
- Shkup: Arrestime për drogë në disa lokacione – Ndër ta edhe një shtetas turk