Përplasje fizike mes vjehrrit dhe resë në Pejë – 83-vjeçari kap për flokësh nusen, të dy përfundojnë me lëndime
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 17 korrik 2025 në fshatin Bllagajë të Pejës, ku një përplasje fizike mes një burri të moshuar dhe nuses së djalit të tij ka përfunduar me lëndime trupore për të dy.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 15:00, Policia ka intervenuar pas një denoncimi për dhunë familjare, ku është përfshirë Sh.H.M. rreth 83-vjeçar dhe reja e tij, V.V.D. rreth 42-vjeçare.
Sipas deklarimeve, pas një fjalosjeje në katin e dytë të shtëpisë, i moshuari e ka kapur për flokësh nusen, duke u përfshirë në një përleshje fizike, gjatë së cilës të dy janë rrëzuar në tokë dhe kanë pësuar lëndime. Viktima ka deklaruar se është goditur me krrut, por i dyshuari mohon këtë, duke pranuar vetëm përleshjen dhe rrëzimin.
Të dy janë intervistuar nga Policia dhe kanë pranuar ose kërkuar trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhune në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar nga Policia e Pejës.