Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zyrtarisht ka filluar fazën e parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.
Në ngjarje ishte i pranishëm zëvendëskryeministri I pare dhe ministri i Mjedisit Jetësor, z. Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.
“Vetëm në fazën e parë do të investohen rreth 90 milionë denarë, ose 1.5 milionë euro, me të cilat do të përmirësohen kushtet higjienike dhe do të ulet rreziku nga fibrat e dëmshme të azbestit. Kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit tonë strategjik për një mjedis jetësor të shëndetshëm”, deklaroi ministri Mexhiti.
Rekonstrukcioni do të zgjasë 12 muaj dhe do të përfshijë 6.2 kilometra rrjet ujësjellësi, duke përfshirë rrugën kryesore dhe 13 degëzime në zonën urbane të Strugës.
“Qëllimi i projektit është zëvendësimi i tubave të vjetër dhe të rrezikshëm me materiale të sigurta dhe moderne, përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritja e kapacitetit dhe efikasitetit të sistemit të furnizimit me ujë”, deklaroi zëvendës kryeministri i parë Mexhiti.
Ky investim është vetëm pjesë e një vizioni më të gjerë për një mjedis urban të qëndrueshëm, me fokus në shëndetin publik, ujë të sigurt dhe infrastrukturë modern, shtoi Mexhiti.
Ngjarjes së fillimit të fazës së parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej azbesti në qytetin e Strugës iu bashkangjitën ministra, zëvendës ministra, deputetët e zones si dhe një numër i madh qytetarësh nga Struga.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shkupi sot me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë, 41.7 gradë Celsius
- Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
- Bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup, pritet edhe nesër
- Mickoski: Pas shumë viteve stagnim, Maqedonia po ngjitet drejt majës me rritjen ekonomike në tremujorin e parë
- Limani: Le të mos heshtim, le të raportojmë, le t’u besojmë viktimave, le të reagojmë si një shoqëri që mbron, jo që gjykon!
- Mexhiti: Vota më shumë se banorë në Reçicë të Vogël, ku e çoi BDI popullatën?
- Mbështetje financiare për konsumatorët e cenueshëm– Ministria e Energjetikës publikoi listën e aplikantëve të aprovuar për vitin 2025
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SHPK nga Republika e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi
- ASH: Diskriminimi ndaj shqiptarëve thellohet, nga 19 avancime dhe 23 vende të reja pune, asnjë shqiptarë!
- Perinski: Të hapur dhe llogaridhënës pjesëmarrja – qytetare çelësi për një vetëqeverisje lokale efikase