Komisionarja europiane për zgjerim, Marta Kos, të hënën dhe të martën do të jetë në Shkup, ku do të zhvillojë takime me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, me fokus tek përpjekjet për përshpejtimin e zbatimit të Planit të BE-së për zhvillimin e rajonit. Siç njoftoi Komisioni Europian, në takim me Kosin, përveç kryeministrit Mickoski, do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Në paralajmërim theksohet se Plani për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor ofron përfitime për gjashtë vendet që përgatiten për anëtarësim në BE dhe në takim do të shqyrtohet progresi i arritur, si dhe do të diskutohen hapat e ardhshëm për zbatimin e tij.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska
- Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it
- SKANDAL: Policia ngriti kallëzim penal, Prokuroria i le në liri dhunueset e 14 vjeçares nga Kumanova
- Mexhiti: Fillon bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”
- Mexhiti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson
- Kryeparlamentari Afrim Gashi takon ambasadorin britanik: Mbështetja e Londrës mbetet kyçe për vendin
- Klekovski: Si ministër i Shëndetësisë prioritet kam qendrën klinike dhe spitalet rajonale
- “Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027 (VIDEO)
- Elfete Ismaili nga ASH: Sjellja e Stoilkoviqit në Kuvend është e patolerueshme dhe kërkon ndëshkim urgjent
- Takim i Gjorgjievskit dhe Hoxhës për projekte ekologjike me qëllim të Shkupit më të shëndoshë