Ahmeti takon përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen, si dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta që qëndrojnë përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtjen e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore, si bazë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë për rajonin dhe rolin e saj konstruktiv në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit dhe reformave demokratike.
“Jam mirënjohës për interesimin dhe angazhimin e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur miqtë e vërtetë janë më të rëndësishëm se kurrë”, theksoi lideri i BDI-së.