“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë.
Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe në të dyja këto nene nuk bëhet gjë tjetër vetëm se rregullohet me ligj keqpërdorimi që i bëhej balancuesit. Ligji të jep të drejtë që përkatësinë etnike ta ndryshosh çdo ditë dhe sa herë të të kujtohet me një deklaratë në noter për nevoja punësimi, njëjtë siç bëhej edhe me balancuesin.
Prandaj: NUK KALON!
P.S. Kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave që shumë lirë për qëllime pushteti shesin ardhmërinë e të rinjve dhe te rejave, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve” ka reaguar Ziadin Sela
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “E dua djalin, qoftë të vdekur, qoftë të gjallë!” Babai nga Gostivari me dhimbje të madhe e kërkon të birin, 15 ditë pas zhdukjes së tij. Policia vazhdon kërkimet (VIDEO)
- Nis protesta në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt
- “Vuçiç po përgatitej për grusht shteti pas humbjes”, çfarë ndodhi në orën 21:30 në Serbi
- Iskra Haxhi Vasileva zgjidhet në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027
- Avni Ahmeti nderohet me titullin “Ambasador i Paqes dhe i të Drejtave të Njeriut”
- Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
- Në UT zhvillohet afati i dytë i regjistrimit në studimet pasdiplomike
- Belinda Balluku në SPAK, gazetarja zbulon detajet: Ish-zv.kryeministrja nuk dha asnjë shpjegim para Prokurorisë, mund t’i depozitojë me shkrim
- Kuvendi Universitar i Studentëve të UT-së i organizon kualifikimet e “Red Bull Wings Cup”