Hamza Nuhiu përfaqëson FRASH në trajnim evropian për demokracinë

Nga data 14 deri më 22 qershor 2025, Hamza Nuhiu, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – dega Çair (FRASH), mori pjesë në një trajnim ndërkombëtar me temën “Demokracia, menaxhimi i polariteteve të demokracisë”, i zhvilluar në Bansko të Bullgarisë, informon PressOnline.al

Në këtë projekt të organizuar nga Bashkimi Evropian, VVI Foundation dhe Erasmus+, Nuhiu ishte një nga 28 pjesëmarrësit, mes të cilëve ishin liderë të forumeve rinore të partive politike dhe drejtues të OJQ-ve nga 8 shtete të ndryshme evropiane.

Gjatë programit u organizuan sesione të fokusuara në menaxhimin e demokracisë, analiza të zbatimit të saj në vendet pjesëmarrëse, si dhe aktivitete bashkëpunuese dhe sfiduese në natyrë.

Përvoja më e veçantë, sipas Nuhiut, ishte ndjekja e ligjëratave të profesorit të njohur amerikan, Dr.William Benet, ideator i konceptit “Demokracia Plurale”, i cili ndau me pjesëmarrësit një qasje të thellë mbi pluralizmin demokratik dhe sfidat e kohës moderne.

Nuhiu falënderoi të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për përkrahjen dhe mundësinë përfaqësuese.

“Rinia, çelësi i Tetorit”, ishte mesazhi përmbyllës ngakreu i FRASH, Çair.