Fetai: Ligji për përfaqësim të drejtë parashikon përfaqësim proporcional të të gjitha bashkësive

Zv.kryeministri Arben Fetai thotë se ligji për përfaqësim të drejtë parashikon përfaqësim proporcional të të gjitha bashkësive, bazuar në regjistrimin e popullsisë, krijimin e një trupi koordinues qeveritar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe krijimin e një metodologjie të re për korrigjimin e nënpërfaqësimit.

Fetai sqaron se për përcaktimin e përkatësisë do të merren parasysh deklarimi vullnetar dhe emri e mbiemri në gjuhën origjinale në letërnjoftim ose dokument tjetër zyrtar. Sa i përket dërgimit paraprak të projektligjit në Komisionin e Venecias, Fetai thotë se Taravari kishte rënë dakord që vitin e kaluar.

“Ky filtër mbron ligjin nga lojërat politike të Gjykatës Kushtetuese të kontrolluar nga BDI, siç ndodhi me ligjin për gjuhët”, thotë më tej Fetai.